-Çfarë ke që je i mërzitur?
-Kam marrë 7 në provim të Gjeografisë. I kam krejt 9 dhe 10.
-Mos u mërzit se nuk është nota gjithçka. Ma thuj mu emrin e mesuesit dhe do shkoj të flas unë me të niher.
-Nuk rregullohet mo nota se e ka vu në regjistër ai.
-Ta lam mërzitjen menjanë, mthuj cilën lëndë ke ma qejf në shkollë?
-Historinë?
-Pse e ke qejf këtë lëndë?
-E kam për shkak të profesorit.
-Çfarë të veçante ka profesori?
-Sa hy në klasë ai shpjegon mësimin që është në tekstin e Historisë. Pastaj na thotë e mbyllim librin e shkollës, e lëmë mënjanë dhe vazhdojmë me historinë tjetër që nuk është shkruar këtu.
Mu kujtua sot ky dialog që e ruaj prej 8 vitesh me një nxënës të talentuar në një shkollë të një fshati të thellë të Kukësit dhe doja të uroja pikërisht këtë model mësuesi që frymëzon nxënësit, dhe përballet e rrezikon me vështirësinë e të shpjeguarit dy-herë të mësimit duke qenë i vetëdijshëm për njëanshmërinë dhe subjektivitetin e teksteve të Historiografisë Shqiptare (dhe jo vetëm).
Nxënësi i dikurshëm sot vazhdon studimet për Inxhinieri Ndërtimi ndërsa mësuesi vazhdon të japë mësim në të njëjtën shkollë.